Çmimet e naftës vijuan të rriten mëngjesin e kësaj të enjteje në tregjet e Azisë, pavarësisht se vendet kryesore ranë dakord të nxjerrin një sasi rekord nafte nga rezervat e tyre emergjente, në përpjekje të kufizojnë ndikimin e luftës në Iranin.
Nafta Brent ka qëndruar rreth 100 dollarë për fuçi, edhe pasi të 32 anëtarët e International Energy Agency (IEA) thanë se do të nxjerrin 400 milionë fuçi – afërsisht sa konsumon bota në katër ditë – si përgjigje ndaj shqetësimeve për furnizimin.
Ndërhyrja nga IEA ishte e rëndësishme, por nuk është diçka që mund të bëhet shpesh. Për tregtarët, ajo nuk i dha përgjigje pyetjes thelbësore se për sa kohë Ngushtica e Hormuzit do të mbetet një zonë rreziku për cisternat e naftës.
Garda Revolucionare e Iranit paralajmëroi armiqtë e vendit se ata “nuk do të jenë në gjendje të ulin artificialisht çmimin e naftës” dhe se së shpejti ai mund të arrijë në 200 dollarë për fuçi.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump, fjalët e të cilit më parë kanë arritur të qetësojnë tregjet, tani është nën presion më të madh se kurrë për t’u shpjeguar amerikanëve se si ky konflikt nuk do të ndikojë në koston e jetesës.
//BBC
Lajmi kryesor:
Lufta/ Nafta u afrohet sërish 100 dollarëve për fuçi, goditen 3 anije të tjera në Hormuz! Shpërthim i fuqishëm në impiantin bërthamor iranian të Fordow







