Naftë 50% më e lirë/ Vetëm 1500 fermerë të pajisur me NIPT në 2 muaj, zv. ministri i Bujqësisë Kristo në Report Tv: Do të bëjmë fushatë 'agresive' ndërgjegjësimi

Që në tetor Qeveria shqiptare ka dhënë një lajm shumë të rëndësishëm për të gjithë fermerët. Kryeministri Rama shpalli projektin e Qeverisë për të hequr nga karburanti për prodhim bujqësor akcizën, taksën e qarkullimit dhe të karbonit. Duke nisur nga viti që vjen fermerët do të përfitojnë karburant me çmim te ulët dhe naftë 50 % falas. Kushti kryesor për të përfituar nga ky shërbim është pajisja me NIPT. 

Por si është situata e deritanishme dhe sa kanë fermerë janë regjistruar rishtas me NIPT. Për të folur mbi këtë çështje ishte në një intervistë për Report Tv, zv. ministri i Bujqësisë, Roland Kristo.

Z. Kristo deklaroi se numri i fermerëve të formalizuar deri më tani, që prej tetorit janëe rreth 1500, një shifër kjo e vogël por që për zv. ministrin objektivi është që të rritet pas një fushate 1-mujore ndërgjegjësimi.  

"Numri i fermerëve me NIPT ka qenë rreth 47. 600, sot në fillim të dhjetorit është rreth 49.100. Pra ka një rritje me 1500. Aktualisht Ministria është duke përfunduar udhëzimin përkatës. Fondet janë vënë në dispozicion, janë rreth 10 milionë dollarë. Do të kemi edhe një fushatë ndërgjegjësimi rreth një muaj që do t\i bëjmë thirrje fermerëve që të pajisen me NIPT, pasi është kusht i panegociueshëm.

Natyrisht i gjithë procesi me hapjen e thirrjes do të jetë një fushatë 'agresive' nga e cila do të ndikohet mbi fermerët që të pajisen.  Vetëm për një periudhë 2-mujore është rritur me 1500 por duhet të kemi parasysh që shqiptarët gjithnjë presin në momentin e fundit. Ajo që do ta rrisë në mënyrë të menjëhershme është periudha e hapjes së thirrjes, e cila do të bëhet në e-Albania. Do të jetë e gjitha online", tha ai.

Në fund zv. ministri Kristo foli edhe për eksportet bujqësore në këtë periudhë pandemie.

"Ne kemi eksporte për 9-mujorin e kaluar të cilat janë në tendencë rritjeje. Me gjithë situatën e pandemisë dhe problematikat e tjera që ka pasur bujqësia ka performuar shumë mirë, duke rritur eksportet dhe duke siguruar tregjet e reja jo vetëm në Ballkan por edhe në të gjithë Evropën", tha ai, duke mos harruar të apelojë edhe një herë fermerët  që ta ndjekin me shumë interes këtë proces të pajisjes me NIPT,  pasi është një ndihmë shumë e madhe qe Qeveria shqiptare u jep për uljen e kostove të prodhimit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë