Naftëtarët e ARMO-s në protestë:
Duam punë, jo asistencë/VIDEO

Naftëtarët e ARMO-s në protestë:<br />Duam punë, jo asistencë/VIDEO<br /><br>
Punonjësit e Kompanisë ARMO kanë protestuar edhe sot para prefekturës së Fierit duke bllokuar qendrën e qytetit për disa minuta. Naftëtarët e Rafinerisë së Fierit dhe Ballshit janë shprehur kundër vendimit të ministrit Arben Ahmetaj për nxjerrjen e 1200 punonjësve si të papunë dhe trajtimin e tyre me asistencë sociale. Ata deklarojnë se do të përshkallëzojnë protestat.

Naftëtarët shprehen se protesta e tyre nuk është politike, ndërsa kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës dhe jo trajtimin e tyre me asistencë. Protestuesit i kanë bërë thirrje ministrit Ahmetaj që të vijë në Fier dhe të shikojë gjendjen reale të tyre dhe të kompanisë dhe jo të bëjë deklarata nga Tirana. “Kërkojmë puna dhe pagat, asgjë tjetër. Për këto arsye është bllokuar rruga.  Ne nuk jemi me protestën e opozitës në 27 janar. Nuk jemi për protestë politike, ne duam bukë. Këtu nuk ka faj kryeministri, por ata ministrat e tjerë.

Arben Ahmetaj të vijë këtu në Fier, jo ta mbajë monopol. Dubai, Kuvajti me cfarë bëhen, nafta çanë bllokadën, shikoni si jemi ne si në Indi këtu. Do të ngujohemi këtu, nuk do të lëvizim.  Ai mori votat tona. Fieri voton vetëm për PS dhe PS-ja na groposi.

Nuk kemi bukë. Ne jemi punonjësit e ARMO-s, ministri tha punonjësit të marrin 110 mijë lekë, por ARMO është gjallë. Në duam drejtësi dhe drejtësinë ta bëjë Edi Rama. Paratë që ministri të na japë ne, ti vendosë në dispozicion të kompanisë dhe specialistët që kemi ne do e vendosin në punë. Nëse nuk na jepni zgjidhje na shtypni edhe ne me makinë, ne nuk largohemi
” shprehen naftëtarët. 

Një vit pas rivënies në punë nga një firmë amerikane e regjistruar në ishujt britanikë Virxhin në bashkëpunim me një firmë shqiptare Rafineria e vetme përpunimit të naftës në Shqipëri ARMO është mbyllur, ndërsa grupi investitor IRTC Oil është larguar.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj deklaroi dje se naftëtarët e Ballshit dhe Fierit do të marrin pagesat, ndërsa u kërkoi që të regjistroheshin si të papunë. "Naftëtarët do të marrin në bazë të ligjit pagesën e papunësisë. Qeveria qëndron e angazhuar, e vëmendshme deri në detaje për të mbështetur çdo investitor serioz, që do të vijë me një projekt serioz, për zhvillimin e biznesit në rafineritë e Ballshit dhe Fierit, apo një ofertë nga një investitor serioz për zhvillimin e një biznes-plani në sektor ku përfshihet vënia në punë e të dy rafinerive.

Qeveria qëndron e angazhuar të jetë pranë naftëtarëve, duke i ndihmuar me procedurat, duke iu vënë në dispozicion zyrat e punës, në mënyrë që ata punonjës, ata naftëtarë dhe familjarë të përfitojnë menjëherë pagesën e papunësisë. Jemi në gatishmëri, të vëmendshëm deri në detaje për të mbështetur çdo iniciativë private për rivënien në punë të të dyja rafinerive
", deklaroi Ahmetaj.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen