Tensione në Ballsh! Naftëtarët sërish në protestë para rafinerisë, përplasen me policinë! 3 furgona me uniforma blu mbërrijnë në ambientet e uzinës (VIDEO)

FIER- Është shoqëruar me tensione mes policisë, protesta e ditës së sotme e naftëtarëve të Ballshit, para rafinerisë, ku kërkojnë shlyerjen e plotë të pagave të prapambetura.

Naftëtarët kanë tentuar që futen me forcë në ambientet e uzinës, duke u përplasur me forcat e policisë, por u tërhoqën pasi u njoftuan, se do të mbërrijë për të diskutuar mbi kërkesat e tyre një përfaqësues i rafinerisë. 

Sipas kreut të Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautajt, ato kërkojnë rifillimin e punës në rafineri si dhe likuidimin e pagave të prapambetura. Dautaj tha se nëse ‘Armo’, kalon inegzitente ato nuk do të dinë se ku të marrin pagat e tyre, të cilat i kanë fituar me vendim gjykatë.

‘Ne kemi pritur një zgjidhje ligjore. Naftëtarët nuk kanë pse provokohen. Dy kanë qenë pikat tona: rifillimin e punës në rafineri, në të kundërt shteti të dalë dhe të thotë që kjo rafineri nuk ka të ardhme dhe kërkojmë zgjidhje ligjore, të na likuidohen lekët e prapambetura. Lekët i kemi fituar dhe janë me vendim të pa apelueshëm me urdhër sekuestro mbi rafinerinë e asetet e Armos. Të mos luhet me ne, kush e ka shitur e kush e ka blerë... Nëse Armo kalon inegzitente ku do të merren ato lekë?! Naftëtarët kanë rreth 8 mln euro të papaguara. Të vijnë një orë e më parë e t'u shpjegojnë se ç’po ndodh me pagat e prapambetura.

Pa asnjë njoftim mbi shitjen apo blerjen e asetit nga palë të ndryshme në mënyrë provokative ka filluar punimet një kompani private në rafineri. Me vendim gjyqi dhe me urdhër përmbarimor, naftëtarët kërkojnë të mos veprohet në rafineri deri sa të ketë një zgjidhje ligjore. Kërkojmë të merren masa e të mos provokohen incidente të ndryshme nga persona që nuk kanë lidhje me këtë punë në rafineri.’- tha Sokol Dutaj, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:21
Policia rrethon rafinerinë e Ballshit, naftëtarët: Po mbroni hajdutët, pezulloni punimet dhe kompania të largohet! Duam pagat tona

Naftëtarët e Ballshit po protestojnë ditën e sotme para rafinerisë së Ballshit, pasi policia ka rrethuar uzinën. Ato thonë se policia po mbron hajdutët dhe se kërkojnë që punimet nga një kompani e re të pezullohen deri sa ato të marrin një zgjidhje ligjore për pagat e tyre të prapambetura.

‘Në sot jemi grumbulluar të kundërshtojmë urdhrin e Taulant Ballës, të Ballukut, të cilët kanë bashkëpunuar me policinë dhe na kanë rrethuar këtu. Ne duam lekët e prapambetura pasi ligji thotë të marrim ne më parë pagat e  pastaj të likuidohen firmat. Këto kanë ardhur pa letra. Kompani pa emër dhe me shumë mjete. Ka ardhur policia për të ruajtur hajdutin nga punëtorët.

Ne jemi për komunikim. Duam garanci që këtu të mos bëhet asnjë zhvillim. Ta bllokojnë. Pse mjetet kanë ardhur natën, nëse janë të ligjshme të vijnë ditën?!

Kjo kompani nuk duhet të veprojë brenda. Kemi kërkuar zgjidhje tek shteti. Nëse ky aset është shitur le të na tregojnë. Ku shkojnë vendimet ligjore për ne. Nëse ndodh ndonjë shpërthim benzine kush e mban përgjegjësinë. Të gjithë punëtorët janë jashtë kësaj rafinerie. Kërkojmë zgjidhje ligjore dhe jo tallje pafund.

Të mos kemi gjakderdhje nuk do të tolerojmë më! Kam 27 rroga të prapambetura. Kam punuar një jetë këtu!’- thanë naftëtarët.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qwert: 30/11/2021 08:11

    Keta puntoret po bejn 30 vjet qe marrin rrogat kot kur nje nderrmarje nuk punon cfar rrogash kerkojn keta horra ..policia sduhet te bej sehir po te fillojn arrestimet se keta punetoret duan rroga qyl pa vajt asnj dit ne pune ..prranga zagareve.

    Përgjigju
  • redi: 29/11/2021 15:22

    Naftetaret kane te drejte te kerkojne llogari per ceshtjen e privatizimit te Armos nga shteti i Berushes.Te oadisin qevwrine e asaj kohe ne gjykate duke ditur se shteti ka akoma 15% te aksioneve te saj.Ku eshte Arben Ahmetaj qe premtonte se di sjelln kompani serioze dhe sollen disa fantazma qe sic erdhen iken dhe lane nje mal me borxhe ndaj punonjesve dhe shtetit shqiptar ? Qeveria te jape shjegime se cfar po ndodh me Armon dge bile te jap gatanci sovrane dhe naftetaret te behen aksioner te saj duke blere privstit azer qe e ka,ndryshe nuk kemi gje ne vije

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori