Naftëtarët e Ballshit po protestojnë ditën e sotme para rafinerisë së Ballshit, pasi policia ka rrethuar uzinën. Ato thonë se policia po mbron hajdutët dhe se kërkojnë që punimet nga një kompani e re të pezullohen deri sa ato të marrin një zgjidhje ligjore për pagat e tyre të prapambetura.
‘Në sot jemi grumbulluar të kundërshtojmë urdhrin e Taulant Ballës, të Ballukut, të cilët kanë bashkëpunuar me policinë dhe na kanë rrethuar këtu. Ne duam lekët e prapambetura pasi ligji thotë të marrim ne më parë pagat e pastaj të likuidohen firmat. Këto kanë ardhur pa letra. Kompani pa emër dhe me shumë mjete. Ka ardhur policia për të ruajtur hajdutin nga punëtorët.
Ne jemi për komunikim. Duam garanci që këtu të mos bëhet asnjë zhvillim. Ta bllokojnë. Pse mjetet kanë ardhur natën, nëse janë të ligjshme të vijnë ditën?!
Kjo kompani nuk duhet të veprojë brenda. Kemi kërkuar zgjidhje tek shteti. Nëse ky aset është shitur le të na tregojnë. Ku shkojnë vendimet ligjore për ne. Nëse ndodh ndonjë shpërthim benzine kush e mban përgjegjësinë. Të gjithë punëtorët janë jashtë kësaj rafinerie. Kërkojmë zgjidhje ligjore dhe jo tallje pafund.
Të mos kemi gjakderdhje nuk do të tolerojmë më! Kam 27 rroga të prapambetura. Kam punuar një jetë këtu!’- thanë naftëtarët.
Lajmi kryesor:
Tensione në Ballsh! Naftëtarët sërish në protestë para rafinerisë, përplasen me policinë! 3 furgona me uniforma blu mbërrijnë në ambientet e uzinës (VIDEO)
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të ketë një Paketë të dytë të Rezistencës Sociale?
-
Po
87.6%
-
Jo
7.6%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1242
Lajme të tjera
-
E drejta e protestës!
4 Korrik, 19:21
-
Aksident me vdekje në Lushnjë, 67-vjeçari me motor del nga rruga (VIDEO)
4 Korrik, 15:21
-
Braçe sërish në protestë me fermerët e shalqirit: Grumbulluesit po bëjnë lojëra për të ulur çmimin, Ministria të ndërhyjë
4 Korrik, 13:08
-
Ndëshkohen shoferët e papërgjegjshëm në Fier, 1993 të gjobitur, 19 të tjerë vihen nën hetim gjatë një javë (VIDEO)
4 Korrik, 13:06
-
Shkoi në banesën e ish-bashkëshortes dhe e dhunoi, e pajisur dhe me urdhër mbrojtje, arrestohet 49-vjeçari në Fier
4 Korrik, 10:29
-
Turistë të huaj në Divjakë, parkut të Karavastasë i shtohet autobusi ekologjik
3 Korrik, 13:41
-
Shiti disa herë “Volkswagen-in” te persona të ndryshëm, përfitoi 4.5 milion lekë, arrestohet 25-vjeçari në Fier
2 Korrik, 13:34
-
Po digjte barërat, flakët përfshijnë tokën me prodhime bujqësore, nën hetim 39-vjeçari në Divjak
2 Korrik, 10:46
-
Operacioni 'Vjosa e pastër 3' në Fier, dëmtuan zonën e mbrojtur duke marrë inerte, 2 të arrestuar
2 Korrik, 10:33
-
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina kthehet përmbys! Plagoset drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerët (FOTO)
1 Korrik, 19:37
-
U largua nga banesa 4 ditë më parë, 59-vjeçari në Lushnjë bën kallëzim për “zhdukjen” e bashkëshortes
1 Korrik, 13:12
-
Nuk pranoi t’i tregonte policit rrugor dokumentet e makinës, arrestohet 20-vjeçari në Fier
1 Korrik, 13:05