Naftëtarët e Ballshit sërish protestë sot para uzinës: Nuk do lejojmë demontimin! Të na jepen paga e prapambetura

Naftëtarët në Ballsh janë të vendosur për të mos hequr dorë nga kërkesat e tyre, teksa janë mbledhur në protestë para uzinës edhe këtë të martë. Prej ditësh  ata theksojnë se kanë informacione se uzina do të shitet për skrap duke theksuar se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

Ata kanë paralajmëruar për përshkallëzim të protestës në rast se do të tentohet të nxirren objekte nga rafineria, teksa kërkojnë edhe likuidimin e 13 pagave të prapambetura.

"Të protestojmë kundra shitjes së uzinës për skrap. Të protestojmë për pagat  tona te prapambetura. Fati dhe e ardhmja është në dorën tonë", shprehen ata.

 Pavarësisht protestave të njëpasnjëshme, nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet nëse uzina do të shkojë vërtetë për skrap, ndërsa për naftëtarët është përcaktuar një pagë prej 30 mijë lekësh në muaj për 2 vitet në vijim. Megjithatë kjo zgjidhje nuk i ka kënaqur ata, teksa theksojnë se nuk kërkojnë lëmoshë, por atë që i takon për të gjitha vitet që kanë punuar në uzinën e Ballshit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve