I skadoi marrëveshja me qeverinë, Ministrja e Infrastrukturës: Naftëtarët e Ballshit do të marrin pagë 30 mijë lekë gjatë dy viteve të ardhshme

I skadoi marrëveshja me qeverinë, Ministrja e Infrastrukturës: Naftëtarët e Ballshit do të marrin pagë 30 mijë lekë gjatë dy viteve të ardhshme

Naftëtarët e Ballshit para uzinës

Naftëtarët e Ballshit do të marrin sërish pagë nga shteti edhe për 2 vitet në vijim, 2022 dhe 2023. Këtë bëri me dije Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Marrëveshja 1 vjeçare që naftëtarët kishin lidhur me qeverinë shqiptare përfundoi më 1 nëntor dhe duket se kjo është zgjidhja që ka gjetur qeveria për dy vitet e ardhshme. Ata do të marrin 10 mijë lekë më pak krahasuar me pagën që morën deri në fund të muajit tetorit, në bazë të marrëveshjes së arritur me kryeministrin Edi Rama vitin e kaluar.

"Naftëtarët e Ballshit do të marrin përsëri pagë nga buxheti i shtetit në vitin që vjen. Të 830 naftëtarët në kushte të papunësisë pasi nuk punon rafineria e Ballshit do i kompensojë me 300 milionë lekë, paga do të jetë 30 mijë lekë. Për të gjithë naftëtarët që nuk rifillojnë punë si në rafineri apo diku tjetër, ne si ministri do të marrim përsipër edhe financimin e tyre në vitin 2023", tha Balluku.

Pas përfundimit të marrëveshjes me qeverinë, naftëtarët u ngritën sërish në protestë para uzinës, duke kërkuar një zgjidhje. Nuk ka ende një reagim prej tyre në lidhje me njoftimin e Ballukut.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 09/11/2021 17:46

    Zonja Balluku ;si eshte me mire ,asistence per naftetaret per dy vjet ,apo venia ne pune e rafinerise ashtu si kur mbeten pa pune ata ?Apo te merret me qera nga shteti dhe te furnizohet nga nafta e Albpwtrolit duke shfrytezuar dhe rrirjen e cmimeve te naftes dhe produkteve te saj ne tregjet nderkombetare .Kompania qe e kishte me qera se fundi beri dhe nje rikonstruksion te saj.Mire eshte qeveria ta vere ne pune duje ulur dhe papunesine dhe me leverdi ekonomike per buxgwtin e shteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare