Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë pas marrëveshjes së arritur me Ministrinë e Energjisë dhe Financave për shlyerjen e pagave të prapambetura për naftëtarët akuzon se LSI dhe disa OJF u përpoqën ta manipulon protestën e ditës së sotme.

DEKLARATA E PLOTË
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë shpreh keqardhje për disa segmente të caktuara politike (LSI) dhe disa OJF politike, të cilat për përfitime të ngushta u  përpoqen të manipulojnë disa punonjës në protestën e sotme.

Protesta nga organizatorët u deklarua e mbyllur, komform ligjit, marrëveshja trepalëshe që u arrit ishte e suksesshme dhe në përputhje të plotë me vullnetin dhe kërkesat e naftëtarëve, te cilat i mbeshtesim deri ne fund pas asnje medyshje.

Nxjerrja e kërkesave të reja, si ajo e pagesës së pagave të prapambetura 2015-2016, apo e sigurimeve shoqërore, janë kërkesa të ezauruara dhe të futura në rrugën e zgjidhjes me rrugë ligjore, nëpërmjet vendimeve gjyqësore. Ndërsa pagesa e sigurimeve shoqërore po ndiqet nga Ministria e Financave dhe Dega e Tatim-Taksave.

Plotësimi i kërkesës emergjente, për pagesën 100% të muajit Nëntor, i bën të ezauruara kërkesat e naftëtarëve për protestën e sotme. Bëj thirrje dhe njëherë që naftëtarët të kthehen të qetë të mos manipulohen nga askush për qëllime politike, apo përfitimesh meskine të shoqërisë civile.

dy.b/shqiptarja.com