Naim Murseli ndryshon sërish dëshminë, mohon vrasjen e Liridonës, avokati Jashari: Po përpiqet të testojë prokurorinë nëse i ka të gjitha provat ndaj tij

Ngjarja tronditëse e ndodhur në 29 nëntor në Prishtinë ku u vra 33 vjeçarja Liridona Murseli, u raportua fillimisht si grabitje dhe më pas u zbulua se autori për këtë ngjarje kishte qenë vetë burri i saj, Naim Murseli.

Këtë dyshim, që prokuroria e Prishtinës tashmë e ka pistë kryesore, fillimisht e pati avokati Arbër Jashari i cili me anë të një postimi në facebook, shkruante se nuk ishte një grabitje por vrasje e organizuar.

I ftuar sot në një lidhje ‘skype’ për Sot Live në Shqipëri me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, avokati tregoi se ishin një sërë faktesh që e çuan atë deri në dyshimet se kishte qenë një vrasje e organizuar dhe jo një grabitje ndaj Liridona Murselit.

“Ishte një reagim i mbështetur në doktrinën shkencore, në një analizë logjike duke u mbështetur edhe në rrethanat e rastit në atë se çfarë kishte deklaruar i pandehuri kryesor”-arguentoi avokati.

Ai u shpreh se deklaratat e Naim Murselit ishin kontradiktore dhe se nuk kishin të bënin me një grabitje.

“Deklaratat e tij ishin tepër të kundërta dhe nuk përbënin vepër penale të grabitjes. Kam pasur dyshimet e mia duke u bazuar në deklaratat e tij dhe rrethanat konkrete. Mirëpo edhe nga doktrina juridike nuk kam pasur të vështirë të arrij në përfundimin se rasti i ngjante një vrasje sesa një grabitje.  Grabitësi vret vetëm kur ndjehet i kërcënuar pasi qëllimi i tij është të marrë atë që ka synim, pra paratë.  Gjithçka ishte e dyshimtë, fakti sesi ai e përshkruante grabitjen nuk ngjan me një grabitje reale. Fillimisht shpreha dyshimin tim sesi një veturë private me njerëz civile të grabitet”- u shpreh Jashari.

Më tej, i pyetur mbi deklaratën e të pandehurit i cili së fundmi ka ndryshuar sërish dëshminë e tij, duke mos e pranuar se ka inskenuar vrasjen e bashkëshortes, avokati tha se kjo mund të jetë një tentativë e Naim Murselit për t’u mbrojtur duke parë fillimisht nëse prokuroria ka siguruar provat e mjaftueshme që e nxjerrin fajtor.

“Në ditën e parë u tha që e ka pranuar. Sot prokuroria tha se në deklaratën e parë e ka pranuar. Pasi ka shkuar në qeli e ka menduar më gjatë dhe mund të testojë prokurorinë sesa prova mund të ketë. Nëse ka prova që janë të dyshimta dhe nuk janë të ndërlidhura atëherë këta mund ta bëjnë strategjinë e rezistencës deri në fund dhe të thotë se nuk vërtetohet se ka qenë ai që e ka organizuar”- shtoi ai.

Duke treguar për reagimet e njerëzve pas postimit të tij në facebook, ku shkruante se rasti i Liridona Murselit është një vrasje dhe jo grabitje, Jashari tha se ka pasur një mbrëmje të rënduar psikologjikisht.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën