Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton besimtarë myslimanë se Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë do të falet në Sheshin "Skënderbej" dhe jo në xhaminë e Namazgjasë.
Fitër Bajrami do të falet më 2 maj 2022, ora 06:20, ndërsa në xhaminë e Namazgjasë punimet vijojnë ende dhe pritet të inaugurohet nga Presidenti turk, Recep Erdogan.
Xhamia e "Namazgjasë", përfshin një sipërfaqe prej 10.000 metrash dhe ka kapacitet për 5.000 besimtarë, ndërsa së bashku me hapësirat e jashtme, 10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë.
Komento