Pas gati 3 javësh 'betejë', ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle dhe bashkëshortja janë shëruar nga COVID-19. Lajmi u bë me dije nga vetë Dokle, në një postim në Facebook, i cili poston një foto me familjen e tij, që i cilëson 'engjëjt' që e ndihmuan atë ta kalonte këtë sëmundje.
Po pavarësisht se arritën ta 'përzinin' COVID, Dokle thotë se virusi i ka lënë edhe ndonjë plagë, që njihen si pasojat post-COVID. Ish-kryetari i Kuvendit shkruan se tashmë, bashkë me bashkëshorten, po marrin veten për t'u rikthyer edhe njëherë në normalitet.
"Më në fund... pa COVID! E mundëm, e vumë përfundi, e përzumë COVID nga shtëpia. Ai iku çalë-çalë, por na la edhe ndonjë plagë. Po shkojmë drejt normales. Ia dolëm se patëm Anikën, engjëllin tonë shpëtimtar, patëm Blerin, Onin dhe Inën, engjëjt mbrojtës dhe Manjolën, engjëllin këshillues nga Italia! Ia dolëm se patëm të afërm dhe miq pa fund që na ofruan dashuri, kurajo dhe lutje të përzemërta për shërim! Sa do të dëshiroja që, sot, fjala falenderim të kishte fuqi një mijë herë më të madhe, për të gjithë", shkruan Dokle.
Namik Dokle njoftoi infektimin me COVID më 7 tetor, e ndërsa fatmirësisht, së bashku me bashkëshorten, ia dolën ta fitonin këtë betejë.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3597
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eee, Namiko, ku ishe dhe ku je… Dokle ironizon Berishën e Ahmetajn: As në SPAK, as në arrati...
11 Shtator, 12:00
-
Erdhi nga Italia për pushime në Shqipëri, 38-vjeçarja italiane vdes nga miokarditi, ishte shtruar në spital për Covid
27 Gusht, 14:10
-
OBSH për Evropën: Vaksinimi shpëtoi 2 milionë persona nga vdekja prej COVID
10 Gusht, 16:43
-
OBSH shpreh shqetësim për shkallën e ulët të vaksinimeve kundër koronavirusit
6 Gusht, 21:51
-
Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid
6 Gusht, 18:04
-
2023-shi “mbushi” spitalet! Rreth 30 mijë persona më tepër të shtruar! Kryeson “zemra”
24 Maj, 17:10
-
AstraZeneca e pranon: Vaksina anti-COVID ka një efekt anësor
30 Prill, 20:05
-
Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit
26 Prill, 20:16
-
‘U rrita me to’, Namik Dokle sjell 52 legjenda nga Gora, krahina që bashkon Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë: Shkruhen për herë të parë
18 Prill, 15:45
-
‘Pfizergate’/ Prokurorët Europianë hetojnë porosinë 20 miliardë euro të Von der Leyen për vaksinat e COVID
1 Prill, 20:25
-
Vaksinë kundër kancerit deri në 2030-n
7 Mars, 16:22
-
62-vjeçari gjerman vaksinohet 217 herë kundër Covid
5 Mars, 22:26
E re, sepse eshte gjithe harrna-harrna, si zhelane.
Përgjigju