Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Paradoksi i kërkimit të ndihmës nga Ambasadat! Ka një qasje paradoksale në një pjesë të mbështetësve të Berishës dhe të njerëzve në media pranë tij në raport me përfaqësuesit e ambasadave në vendin tonë.

Nga një anë, i sulmojnë ata me artileri të rëndë, duke përdorur të gjithë fjalorin negativist, shantazhues dhe linçues, duke i akuzuar rëndë dhe duke shpifur e shpikur intriga të neveritshme, ndërsa, nga ana tjetër, i kërkojnë atyre se pse nuk flasin kundër qeverisë ose pse nuk shqetësohen për problemet e opozitës.

Ky nuk është paradoksi i vetëm i kësaj pjese, mirëpo, përpara se të kërkojnë llogari, duhet të jenë më të sinqertë, më të qartë dhe më të besueshëm në atë që ata mendojnë dhe besojnë për përfaqësitë ndërkombëtare në vendin tonë.

Nëse i akuzojnë ndërkombëtarët si të lidhur me SOROS-in, t’i qëndorjnë deri në fund akuzave të tyre. Jo, edhe t’i akuzojnë, edhe t’i kërkojnë ndihmë.

Nëse i akuzojnë si të korruptuar nga pushteti, çfarë kuptimi ka t’i kërkojnë llogari se pse nuk flasin për koorupsionin e pushtetit.

Nëse i akuzojnë se ndërhyjnë në sovranitetin e vendit tonë, atëherë si sovranistë që janë të shkëpusin marrëdhëniet dhe të mos kenë asnjë pritshmëri nga perëndimi, sepse dihet se sovranisti më i madh i këtij vendi, e shndërroi Shqipërinë në shkëmb graniti që mbështetet vetëm në forcat e veta.

Ky ligjërim i kësaj pjese të opozitës dhe opinionistëve, është jo vetëm paranojak, por ka edhe një artific paradoksal që nuk shkon, nuk ngjit dhe nuk është i besueshëm në njerëz.

Duhet ta ndajnë një herë me veten e tyre, pastaj të qartësojnë raportin me ndërkombëtarët. I duhen apo nuk i duhen këtij vendi. Nëse i duhen, t’i dëgjojnë thirrjet e tyre, nëse nuk u duhen, t’i shpallin luftë të hapur dhe ndofta kështu kanë rezultate më të efektshme në popull.

Gjithsesi, deri më sot janë tek ngrënia e barit. Për sa kohë që do vijojnë kështu, bari do jetë edhe bukë edhe gjellë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Nëntor, 09:46

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?



×

Lajmi i fundit

Tre arsye pse jemi të uritur gjatë gjithë kohës

Tre arsye pse jemi të uritur gjatë gjithë kohës