Namir Lapardhaja: Nuk mundet Rama, duke pasur idhull 'Ramën' tuaj

Namir Lapardhaja: Nuk mundet Rama, duke pasur idhull 'Ramën' tuaj

Në vend që të thotë se me Ramën nuk fitohet dhe nuk bëhen zgjedhje, dhe prapë futet në zgjedhje, opozita dhe veçmas PD bën mirë të shoh nga vetja. Po nuk pa nga vetja dhe të reflektojë, rezultati i Himarës do t'i përsëritet në të gjithë Shqipërinë.

Rama i sotëm është ai i 2021, 2017 dhe 2013, vetëm se sot është më i konsumuar se më parë. Ndërkohë që ai është më i konsumuar dhe me afera më të mëdha korruptive, opozita dhe PD është më e dobët, më e përçarë dhe më e pakuptuar në ligjërimin e saj nga populli.

Ky është paradoksi i madh i një grupimi politik që e ka lidhur fatin e vet pas fatit të vetëm një njeriu, duke shpresuar që të konsumojë kohën biologjike pastaj ta zëvendësojnë. Rama nuk ikën pa ikur më parë Berisha dhe pa kuruar PD dhe opozita vetveten nga sëmundja e rëndë e gjithë këtyre viteve, veçanërisht katastrofën dhe llumin e madh që nxori në pah në 3 vitet e fundit.

Konflikti në PD dhe ato që nxori në pah kjo përplasje, kanë zbehur shpresën e shqiptarëve për ndryshim, sepse gjithmonë për njerëzit është më mirë ajo që njohin dhe shohin, se sa ajo që pritet të vijë, por që s'kanë besim se do të ndryshojë ndonjë gjë në jetën e tyre.

Rama nuk rrëzohet me protesta. Nëse nuk kuptohet kjo, bjerini murit me kokë apo jargosuni poshtë Ballkonit të katit të 8-të, por e keni kotë. Rama rrëzohet duke rrëzuar më parë frikën nga idhulli që keni ngritur brenda vetes dhe keni filluar ta adhuroni dhe të shpresoni prej tij.

Rama nuk rrëzohet as nga ata që të gjithë betejën nuk e kanë bërë se e kanë menduar më të drejtë apo se po përpiqen për një kauzë të drejtë, por sepse kanë menduar se nga është forca dhe nga është interesi për një karrige deputeti, andej është e 'drejta'.

Të njëjtën qasje kanë edhe shqiptarët për momentin, janë me Ramën që është më i fortë, por jo më i ndershëm dhe më i mirë. Veçse dallimi është që Rama është në pushtet, ndërsa 'hallexhinjtë' e Berishës e bëjnë betejën për një karrige deputeti, pavarësisht se çfarë ndodh me demokratët, që një pjesë që u venë nga prapa, me thënë të drejtën, e meritojnë të vazhdojnë në këtë situatën e jargavitjes poshtë Ballkonit dhe ngeljen rrugëve, ndërsa ata mbi Ballkon të vijojnë të përfitojnë nga të mirat e pushtetit që i dorovit herë pas here me Kulla, me TEC-e, me HEC-e.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë