Namir Lapardhaja: Që Edi Rama të bjerë nga pushteti!

Namir Lapardhaja: Që Edi Rama të bjerë nga pushteti!

Kryeministri Rama dhe ish-kryeministri Berisha gjatë një debati në Parlament

Sot nuk ka asnjë dilemë se me këtë gjendje ku ndodhet opozita, me një Parti Demokratike të marrë peng nga një familje dhe për hallin e një personi, me një shumësi figurash politike që përveç servilizmit dhe hallit të karriges së deputetit nuk rrezatojnë asgjë tjetër, është thuajse e pamundur që rrotacioni i pushtetit të ndodhë.

Paradoksalisht Edi Rama është më i korruptuar se dje, është më i konsumuar, me afera korruptive më të mëdha gjatë qeverisjes së tij, ndërkohë që opozita është më e dobët.

Koha ka treguar se nuk mjafton konsumimi i kundërshtarit dhe korrupsioni i madh në radhët e qeverisë, që opozita të ngrihet dhe të shndërrohet në alternativë.

Ndryshimi i pushtetit nuk mund të vijë nga ‘egërsia’ e ligjërimit të Berishës nga ballkoni i katit të 8-të dhe pastaj nga pazari me pushtetin për të mbajtur gjendjen të pandryshuar.

Që ndryshimi të ndodhë, që Edi Rama të bjerë, që vendi të ketë të domosdoshme një qeveri tjetër, duhet që opozita të rregullohet, të shpëtojë nga pengmarrja, të krijojë një fizionomi të re, një ligjërim të ri, larg figurave të së shkuarës dhe në partneritet të plotë me aleatët euroatlantikë.

Që ndryshimi të ndodhë dhe që Edi Rama të bjerë nga pushteti, opozita duhet të japë një alternativë politike me figura që nuk luftojnë kundër drejtësisë dhe SPAK-ut, por janë pasqyra ndryshe e një qeverie të dështuar dhe korruptuar si kjo e Edi Ramës.

Që ndryshimi të ndodhë dhe që Edi Rama të bjerë nga pushteti, opozita, së pari, duhet të fitojë betejën me veten, duke gjetur forca që elementët pozitivë të mbizotërojnë ata negativë, që të ndershmit të triumfojnë mbi të korruptuarit, që progresistët të mundin promovuesit e regresit, që euro-atlantikët të triumfojnë mbi mendësinë bizantine.

Kjo PD me në krye Sali Berishën, që nuk mund të jetë zgjidhës i halleve të opozitës për sa kohë që i është bërë asaj halli më i madh mbi shpinë, shfaqet sot më e lodhur se kurrë, më e përçarë se asnjëherë tjetër dhe më e vjetëruar se vetë e vjetra.

Është ky mjerim dhe kjo situatë e sotme e opozitës, ajo që e mban Edi Ramën në pushtet.

Dhe përderisa demokratët të mos e kuptojnë një gjë të tillë, thjesht do të besojnë alibinë e radhës nga ballkoni anti-SPAK: Pushteti na vodhi votat i ndihmuar edhe nga tradhtarët e jashtëm dhe të brendshëm në radhët tona.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 17/08/2024 16:59

    Z.Gazetar Namiri nga Berati një mbi një dritarve: -Mekënse nuk ka OPOZITË.. E.Rama duhet ta dorëzoi vet pushtetin ? Po kujt.? -Mesadi mbështete Lulin 7×7=42 disa herë.! Bëre gabim: Luli ishte pjellë e Sb & bashkautor në shitjen e detit greqisë,Vrasjet në 21 janar,Rr.Kombit,Lobimet Ruse,Aferat në pasuri,etj. -Gabimi më i rënd i Lb ishte se FJETI GJUMË PAS LARGIMIT TË NON GRATËS NGA GRUPI..edhe kjo me DETYRIM AMERIKAN. -Ndaj Lb të iki nga syt këngët në Hollandë..nëse shpëton nga 21 janari,duke u bër b/punëtor i SPAK+GJKKO..Këtë besoi pret AMERIKA,Populli..NGA Ai..! -Në kushtet kur nuk ka Kryetar të PD,opozite..E.Ramën nuk e ndalon kush për mand.4,5,6..edhe sikur 50 % e qeverisë të shkoi në burg për korrupsion..SEPSE TË PAKTËN E.RAMA NUK KA VRAR NJLRZ..!! -Dhe ER jo vetëm mer votat,por ka mbështetjen e 100 % të nd/kombëtarve si askush tjetër në 112 vite SHTET SHQIPËTAR. -JU PËRSHËNDES NGA FIERI I PEDONALEVE NGA E.RAMA..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori