Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri për t’i dhënë Sali Berishës vulën e Partisë Demokratike ishte jo vetëm i dyshimtë përsa i përket ligjshmërisë, por edhe në konflikt të hapur interesi, të cilin dhe vetë Zhukri e kishte pranuar kur kishte kërkuar të mos e gjykonte çështjen për shkak të bashkëshortes së tij, e cila kishte punuar me Berishën. Ishte pikërisht ai vendim i marrë në konflikt të pastër interesi që ndryshoi të tërë rrjedhën dhe ngjarjet që u zhvilluan në PD.
Mirëpo, ndërsa vendimi i Zhukrit ishte i marrë prej vetëm një gjyqtari, pa një proces kolegjial apo transparencë, rasti i Gjykatës Kushtetuese është i paprecedent dhe i një lloji tjetër, ku është një trupë e përbërë prej nëntë gjyqtarësh, të cilët marrin vendime në mënyrë kolegjiale dhe me shumicën e trupës gjykuese.
Ndonëse Berisha dhe të tijët e dinë një gjë të tillë, rasti i sulmeve flagrante ndaj anëtares së kësaj trupe, zonjës Marsida Xhaferllari, më shumë se sa me ruajtjen e kushtetueshmërisë dhe zbatimit rigoroz të ligjit, janë një mënyrë staliniste e linçimit dhe sulmeve të paprincipe ndaj atyre që janë shenjuar si kundërshtarë, e që s'ka të bëjë me zonjën në fjalë më shumë se sa ka të bëjë me bashkëjetuesin e saj.
Edhe pse ajo trupë ka njerëz të vendosur aty drejtpërdrejt nga pushteti dhe me lidhje gjaku me pushtetarë të sotëm shumë të fuqishëm, kjo nuk përbën problem për racën politike që i përket Berisha, përsa kohë ata janë në unison me kërkesat dhe dëshirat që ai ka.
Linçimi dhe sulmet që po bëhen sot nga PD e Berishës në drejtim të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Xhaferllari, tregojnë edhe një herë marrëzinë dhe çmendurinë ku e ka futur Berisha Partinë Demokratike, duke i përndjekur njerëzit nga vrima e çelësit se me kë ndajnë shtratin dhe me kë shoqërohen.
Madje, edhe njëriun që ka zgjedhur për ta 'ekzekutuar' këtë detyrë në vend që ta çonte për kurim në ndonjë qendër të specializuar e ka nxjerr rrugëve për t'i treguar të gjithë shqiptarëve që nuk është çmendur thjesht një person, por një parti e tërë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
49.1%
-
Jo
37.4%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 1601
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: E di Malësia e Gjakovës ç'ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është
13 Janar, 17:55
-
Berisha e Bardhi i ‘turren’ sërish Olsi Ramës! Pretendimi i ish-kryeministrit: Letër anonime në BKH, Olsi në foto me drejtuesin e bandës së Xibrakës
13 Janar, 13:47
-
Alibeaj i përgjigjet Berishës: Hakmarrje pse votova për heqjen e imunitetit të tij te Mandatet! Të merret me hallet që ka me Drejtësinë, po mban peng PD
13 Janar, 13:18
-
'Thuhet se një nip i zotit Berisha është pronar i një trageti dhe se Gazidede përgjon deputetët', akuzat e Teodor Kekos në Kuvend
13 Janar, 13:03
-
Berisha: Jemi pro ndryshimit të Kodit vetëm për votën e Diasporës! Sulmon gjyqtaren Xhaferrllari: Të largohet, ka shkelur ligjin
13 Janar, 12:58
-
'T’ka ik hunda shtrembër, mos fol për drogë...!', Rama i përgjigjet komentuesit: Ma thyen njerëzit e katran Berishës se i kërkova dorëheqjen! (VIDEO)
12 Janar, 17:00
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”
12 Janar, 12:05
-
Rama mesazh publik: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje e familjarëve! Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur (FJALIMI I PLOTE)
12 Janar, 11:04