Namir Lapardhaja: Rreziku përballë të cilit e ekspozoi Berisha bashkëshorten e Dumanit

Namir Lapardhaja: Rreziku përballë të cilit e ekspozoi Berisha bashkëshorten e Dumanit

Sali Berisha

Nëpërmjet një akti të paprecedent, një ditë më parë, Sali Berisha ka publikuar foton e bashkëshortes së kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit, duke e ekspozuar atë përballë rrezikut të krimit dhe të bandave, të cilat janë në arrati si pasojë e punës së SPAK-ut, në një kohë kur ajo familje është nën mbrojtjen strikte të strukturave të posaçme të ruajtjes fizike të personaliteteve shtetërore dhe familjarëve të tyre.

Argumenti i Berishës ngrihej mbi atë se një kushëri i bashkëshortes së Dumanit, ishte punonjës i Bashkisë së Tiranës, gjë që pengonte Prokurorinë për të çuar prapa hekurave Erjon Veliajn.

Edhe në diktaturë nuk shkonin deri te kushëriri i gruas për të marrë bashkëpunëtorët, mirëpo, duke qenë se pjesë e shoqërisë ka dakortësuar në mënyrë arbitrare për të transmetuar dhe dëgjuar të gjitha marrëzitë e Doktorit, që nuk kanë as anë e as udhë, kjo mënyrë e të menduari më tepër se sa tregon se si funksionon Dumani nxjerr në pah se si ka funksionuar Berisha dhe familja e tij.

Për punën e Altin Dumanit ka, thuajse, një konsenus të të gjithë shoqërisë shqiptare, gjë që del nëpërmjet sondazheve të përjavshme, ku puna e SPAK-ut mbështetet nga më shumë se 70% e shoqërisë, për ndershmërinë dhe paaftësinë për të ndikuar te puna e tij mund të dëshmojnë shumë bashkëpunëtor dhe njerëzit që kanë pasur të bëjnë me Dumanin ndër vite, jo vetëm tani.

Dhe të thuash se një kushëri i gruas (!!!) do të ndikojë te puna dhe te karriera e Prokurorit më të rëndësishëm dhe më të fuqishëm që ka sot Shqipëria, ose duhet të jesh i marrë ose duhet të vish nga një kulturë politike që kur pyetesh për baxhanakun që humbi jetën në Gërdec deklaron përpara shqiptarëve se nuk e njeh apo kur gjatë qeverisjes tënde i ke besuar për vite me radhë mbesave të gruas drejtorinë më të rëndësishme të kujdesit shëndetësor, prej nga të ndërtosh një sistem të tërë klientelist dhe korruptiv në dëm të pushtetit dhe të demokratëve.

Pavarësisht të gjithave, Berisha dhe njerëzit e tij duhet të ndajnë mendjen në kanë meritë ata nëpërmjet protestave të vazhdueshme në vënien e Veliajt përpara drejtësisë apo është kushëriri i gruas së Dumanit ai që nuk lejon goditjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës?

Leqë vënia e mendjes dhe logjikës në punë nuk kanë vlerë kur bëhet fjalë për ato që deklaron Doktori!

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbor: 16/12/2024 23:07

    Shqipria ka vuajtur per lider po ky fundurin eshte me zatrapi me skizofreni e keqja me e madhe e atij vendi

    Përgjigju
  • Avokat: 16/12/2024 09:51

    Nuk ka faj ky se dikur ka qene kryetar i Forumit Rinor te Deges se PD Berat e tani nuk i perputhen me interesat me PD e ka merakun e te tjereve

    Përgjigju
  • B&B: 15/12/2024 14:13

    Ka gjith gjith forcen e shtetit qe e ruajn ate,ju qe jeni merak ruani veten.

    Përgjigju
  • Thesprot Epiroti: 15/12/2024 13:27

    Unë mendoj se jemi ende në kulturën e kamunizmës.

    Përgjigju
  • Ceco ne bixhak: 14/12/2024 23:33

    Berisha duhet te ripet i gjalle me bixhak

    Përgjigju
  • Male egra: 14/12/2024 23:21

    Pse çfar prisni ju se do bjere nga quelling cometary te tregoje kush eshte I drejte dumani apo berisha. Ne rastese faktet Jane fakte si dumani apo dikush tjeter tu pergjigje ne mynyre trasparente.

    Përgjigju
  • Altin Dumani: 14/12/2024 22:45

    Sali Berisha duhet varur prej llape, edhe e ka pak.

    Përgjigju
  • Lul: 14/12/2024 21:11

    P0 lat nam ore ju Luldhimsat. A e dimi qe Luldhimsi juaj te gjitha çeshtjet qe ka patur me drejtesine i ka mbyllur me procedure!!! Yttt. vemje te shpifura!!

    Përgjigju
  • Arberi: 14/12/2024 14:40

    Per deshmi te rreme Berisha duhet denuar.Ai nga mengjesi deri naten vone,vetem genjen,shpif,intrigon,vendos epitete e nofka,etj.etj.Keto veprime i kryen njeriu qe nuk ka moral e burreri me emrin Sali Berisha.Populli e njeh e ja ka pa hajrin.Me 11 maj , ne votime , do marri -Noc Rrokun.

    Përgjigju
    • Partia: 14/12/2024 15:14

      Pse kush do fitoi? Kush është ai person me moral qe do fitoi?

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO