Ka kaluar gati gjashtë vjet nga dita kur Hashim Thaçi doli nga shtëpia për t'u nisur drejt Hagës. Ajo ditë, thotë vëllai i tij Gani Thaçi, ka mbetur e ngrirë në kujtesën e familjes.
Në një intervistë për Televizionin Dukagjini, ai rrëfen për herë të parë çastin e ndarjes me nënën, pak para se ish-presidenti të nisej drejt Hagës.
“Ky moment ishte një ditë përpara, para se me udhëtu, se Hashimi e ka dijtë që ka me shku anej, Hashimi u përshëndet I tha ka me shku në një rrugë, edhe I tha që ndoshta do të vonohem, nana shumë e kthjellët, e përqafojë sa mujti, e ka dijtë që Hashimi, kur u dal të dyert ajo ka ba me dorë, ishte e fundit, para shkuarjes”
Më pas ndodhi arrestimi, vitet në paraburgim dhe pritja që, sipas tij, nuk ka qenë e lehtë për familjen.
“Asnjëherë se kemi mendu se një çlirimtarë, ose disa burra që i prijnë luftës, që sakrifikuan shumë që do të na burgosen, nëpër burgjet e kazamatet e jashtme. Përjetimi ishte I rëndë edhe për vëlluan, edhe për neve që na morën vëlluan, edhe për shokët që I kemi, që janë disa burra, që Kosova është zor, me pas ka pas, por zor që lind. Përjetimet janë të rënda, sepse kemi pas vuajtje shpirtërore” deklaroi Thaçi
Tani familja pret vetëm vendimin e Gjykatës Speciale.
“Presim lirim, se s’ka asnjë argument, të gjitha këti janë të montume, nga Serbia, Rusia dhe disa elemente tjera shqipfolës, nëse nuk është lirim I përgjithshëm nuk është asgjë. Kosova do të mbetet keq, presim lirim të plotë, me na ardh ata burra prej Hage” tha ai.
Në fund të intervistës, Gani Thaçi tha se institucionet e Kosovës kanë qenë pranë familjeve, por sipas tij, mund të ishte bërë më shumë për katër ish-krerët e UÇK-së.
“Shteti ka mujt me bë më shumë, ministria e Drejtësisë, kanë mujt me bë më shumë”.









Komente
Komento