“Lonely”, “Remember the time”, “Dreams”, “He’s comin’” e shumë hite të tjera mbajnë emrin e reperit të famshëm, NANA i cili këndoi LIVE mbrëmjen e së dielës në Borsh. Qindra të rinj morën pjesë në koncertin e organizuar në Borsh nga "South outdor festival" që solli në Shqipëri reperin e famshëm botëror, NANA.

Mbi 6 mijë persona morën pjesë në këtë koncert.

Emra të njohur të muzikës shqiptare, si Eugent Bushpepa e Marsela Çibukaj ishin gjithashtu pjesë e eventit që ka për qëllim promovimin e turizmit.

Festivali South Outdoor është një nismë e GIZ Albania në partneritet me disa kompani shqiptare dhe mbështetjen e Ministrinë e Turizmit, asaj të Bujqësisë dhe bashkisë së Himarës.