Nano krah Ramës në ekspozitën
e 4 Kupave të Italisë në Shkodë

Nano krah Ramës në ekspozitën<br />e 4 Kupave të Italisë në Shkodë
Ish-kryeministri Fatos Nano është rishfaqur në publik, këtë herë në Shkodër, në prag të ndeshjes Shqipëri-Itali. Nano ka qenë përkrah kryeministrit Edi Rama në çeljen e ekspozitës së katër Kupave të Botës të fituara nga Italia, organizuar nga ambasada italiane në Shqipëri në bashkëpunim me FSHF-në.
 
Daljet e liderit historik të socialistëve në publik po bëhen gjithnjë e më të rralla, përveç evenimenteve të rëndësishme ku nuk ngurron të marrë pjesë. Këtë herë Nano ka preferuar të udhëtojë në drejtim të Shkodrës ku do ndjekë nga shkallët e stadiumit ndeshjen Shqipëri-Itali e cila pritet të prodhojë mjaft emocione. 

[gallery]24209[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve