Ajo është një nga supermodelet më të suksesshme, e cila pavarësisht moshës duket sikur vitet nuk kanë kaluar.

Bëhet fjalë për 44 vjeçaren Naomi Campbell, e cila gjatë javës së modës në Nju Jork, i mahniti të gjithë kur doli të sfilonte në pasarelë.

Në mbrëmjen gala të organizuar në Nju Jork nga fondacioni Novak Djokovic, ajo u shfaq me të njëjtin fustan të Versaces që kishte veshur 21 vite më parë.

naomi campbell
(Naomi sot)

Ajo ishte shfaqur në vitin 1992 kur ishte vetëm 22 vjeçe me të njëjtin fustan elegant në ngjyrë të zezë.

Sikur vitet të kishin mbetur në vend për të Naomi u duk mbresëlënëse edhe dy dekada më pas.

naomi campbell

(Naomi në moshën 22 vjeçe)

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)