Napoli është gati të paguaj 8
milionë euro për Milot Rashicën

Napoli është gati të paguaj 8<br />milionë euro për Milot Rashicën
Milot Rashica, talenti kosovar i Vitesses shumë shpejt mund të bëhet pjesë e Seria A, duke veshur fanellën e Napolit.
 
Sipas medieve italiane, 20-vjeçari kosovar është një nga objektivat e skuadrës së Napolit, e cila është e gatshme të ofrojë 8 milion euro për të marrë shërbimet e lojtarit.
 
Ndërkohë që mesfushori spanjoll, Jose Callejon, pritet të largohet nga skuadra e Napolit gjatë kësaj vere, skuadra ka bërë në listë me tre lojtarë për të zëvendësuar mesfushorin, ku kryeson Milot Rashica.
 
Rashica gjatë 2 viteve të fundit ka bërë një paraqitje shumë të mirë në kampionatin hollandez, ku ai luan me skuadrën e Vitesse, duke bërë që shumë skuadra të shfaqin interes për të.
 
Ende nuk dihet nëse janë zhvilluar bisedime për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve, por nëse Rashica do të transferohet në Seria A, me shumë gjasa transferimi do të ndodhe gjatë merkatos së verës.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar