Napoli hap dyert: Mirësevini
refugjatë, këtu është shtëpia juaj

Napoli hap dyert: Mirësevini<br />refugjatë, këtu është shtëpia juaj
“Mirësevini refugjatë, Napoli është shtëpia juaj”, është kjo parulla me të cilën napolitanët presin emigrantët.
 
Ndërsa në Goro e Gorino, provincë e Ferrarës janë ngritur barrikada për të ndaluar refugjatët, 12 gra me fëmijë, në Napoli qytetarët janë mobilizuar për të mirëpritur 465 emigrantë që kanë mbërritur të dielën në mëngjes.
 
Ndihma materiale, solidaritet por mbi të gjitha sinqeritet dhe mikpritje të demonstruar me parulla është atmosfera që napolitanët kanë rezervuar për miqtë në nevojë.
 
Emigrantët që kanë mbërritur në qytet janë kryesisht vajza dhe djem të moshës, 16, 16, 17 vjeç. “Napoli është shtëpia juaj”, ishin fjalët e para që këta të rinj panë në hyrje të qytetit që kërkonin shpresën.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin