Te fitoret u rikthye Napoli, që pas 3 barazimeve radhazi në Seria A, mposhti minimalisht 1-0 Sassuolo-n. Skuadra e Conte-s ia doli të triumfonte falë golit të Lobotkas në pjesën e parë, ndërsa në të dytën pati dy lajme të hidhura. Dëmtimi i Amir Rrahmanit dhe i Elmas, të cilët mund të humbasin ndeshjen vendimtare në Champions kundër Copenhagen.
Fitorja kundër Sassuolo-s e mban Napolin 6 pikë më pak se Interi kryesues, pasi zikaltërit ashtu si skuadra e Conte-s bënë detyrën, duke mposhtur 0-1 Udinese-n. Për skuadrën e Christian Chivu heroin e bëri kapiteni Martinez në pjesën e parë.
Komente






