Napoli kryeson i vetëm Serinë A, sot Fiorentina-Inter, Barcelona shmang humbjen

Napoli merr i vetëm kryesimin e Serisë A. Napoletanët fituan 4-0 ndaj Udineses në transfertë dhe në katër ndeshjet e para numërojnë po kaq fitore. Skuadra e Luciano Spalletti-t kryeson me 12 pikë të plota duke lënë pas Interin e Milanin.

Ndaj Udineses në Friuli serinë e golave e hapi sulmuesi Victor Osimhen dhe më pas shënoi edhe mbrojtësi i Kosovës Amir Rrahmani. Në pjesën e dytë e tundën rrjetën edhe Koulibaly e Lozano mbylli llogaritë. Napoli po tregon formë shumë të mirë dhe trajneri thotë se ekipi ka kualitet dhe pse jo objektiv është titulli kampion. Sot luhen edhe tre ndeshje të javës së 5-të në Itali ku spikat Fiorentina-Inter.

Ndërkaq në La Liga Barcelona nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 me Granadan në “Camp Nou” në ndeshjen e javës së pestë. Ishin miqtë që kryesuan gjatë gjithë ndeshjes pasi shënuan që në minutën e dytë me Duarte. Katalanasit i shpëtoi qëndërmbrojtësi Ronald Araujo që me kokë barazoi në minutën e 90-të. Barcelona po kalon një moment jo dhe pankina e Koeman nis të dridhet./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet