Në Seria A edhe pse me shumë vonesë Napoli po tregon se është kthyer dhe po korr fitore të njëpasnjëshme. Këtë herë nga skuadra e Gatusso-s e pësoi Verona e Kumbullës dhe Rrahmanit që u mposht 0-2 në shtëpinë e tyre. Golat për Napolin u realizuan nga Milik dhe Lozano.
Sonte ndërkohë Interi pret në ‘San Siro’ Sassuolo-n, në një sfidë ku zikaltërve nuk u lejohet hapi fals, në rast se pretendojnë për kampionatin. Në prag të takimit trajneri Conte është shprehur: “Ne jemi të vetëdijshmë se nuk ka për të qenë e lehtë, por na duhet të jemë të vendosur për të marrë tre pikët.”
Po ashtu fitoren e ka të domosdoshme edhe Lazio, por përballë do të ketë Atalantën çerekfinaliste të Champions League, që këtë sezon po demostron cilësi të jashtëzakonshme. Lazio është katër pikë larg Juventusit dhe në rast fitoreje diferenca do të mbetet vetëm 1.