Napoli mposht kampionët e Europës, shkëlqen Insigne

Napoli mposht kampionët e Europës, shkëlqen Insigne

Nga ndeshja Liverpool- Napoli

Napoli dhe Liverpool janë përballur në një miqësore në Edinburgh të Skocisë ku fitues dolën të kaltrit. Nënkampionët e Italisë mposhtën kampionët e Europës Liverpool me një rezultat të pastër 3-0. Padyshim lojtari i ndeshjes dhe protagonisti kryesor i tre golave ishte shtatshkurtri Lorenzo Insigne. Me depërtimet e tij në krahun e majtë napoletanët arritën të fitojnë përballë ekipit të momentit në Europë, Liverpoolit edhe pse në një miqësore. 

Goli i parë u shënua në minutën e 17' nga vetë Insigne i cili me një goditje nga jashtëzonës mposhti me lehtësi portierin Mignolet. Më pas në të 28' Insigne i jep një asist bomberit polak Milik i cili përballë portës nuk e pati të vështirë ta çojë topin drejt rrjetës.

Ndërsa goli i tretë erdhi në pjesën e dytë. Çuditërisht Insigne kësaj radhe u gjend i pamarkuar në krahun e tij duke tentuar një gjuajte e cila u grushtua nga Mignolet por aty ishte Amin Younes që shtyu topin drejt rrjetës. Vlen për t'u përmendur se në këtë ndeshje, kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit Hysaj pati 30 minuta lojë në pjesën e dytë pasi zëvendësoi Giovanni di Lorenzo. 

Të dyja ekipet po përgatiten për sezonin e ri për të cilat kanë pretendime të mëdha këtë vit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin