Napoli mund 1-0 Interin dhe 'prek' finalen e kupës, sonte Milan-Juventus (VIDEO)

Napoli hedh një hap të rëndësishëm drejt finales së madhe të Kupës së Italisë. Djemtë e Gattuso-s mposhtën 1-0 Interin  në “San Siro” në gjysmëfinalen e parë falë një goli shumë të bukur të shënuar nga Fabian Ruiz në minutën e 57-të. Interi tentoi barazimin edhe me futjen e Eriksen në fushë por nuk ia doli dot. Tashmë zikaltërve u duhet një sforco e madhe në ndeshjen e kthimit në 5 mars në “San Paolo”. Sonte në 20:45 luhet gjysmëfinalja tjetër Milan-Juventus.

Antonio Conte mendon se barazimi do të kishte qënë rezultati më i drejtë:” Napoli u mbyll në mbrojtje dhe u tregua i zoti me kundërsulme. Derbi na bëri që të harxhonim shumë energji” e mbyll tekniku zikaltër që tashmë duhet të përgatisë duelin e së dielës ndaj Lazios.

Athletic Bilbao prek finalen e Kupës së Mbretit në Spanjë pasi fitoi 1-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Granada-s në “San Mames”. Goli u shënua në fundin e pjesës së parë nga Iker Munian ndërsa sonte luhet gjysmëfinmalja tjetër Real Sociedad-Mirandes./Nga Andi Kapxhiu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike