Napoli mund Bologna dhe rimerr
kreun e Serisë A, Interi për turp

Napoli mund Bologna dhe rimerr<br />kreun e Serisë A, Interi për turp<br>
Napoli mposht 3-1 Bologna-n në “San Paolo” dhe rimerr vendin e parë në Serinë A duke vijuar ecurinë fantastike vetëm me fitore dhe rikthehet në +1 nga Juvja e vendit të dytë.

Pas 25 sekondash Bologna shënon me Palacio por skuadra e Sarrit barazon falë autogolit të Mbaye dhe më pas ai që vulos gjithçka është belgu Dris Mertens. Në minutën e 37-të njeriu më në formë i napoletanëve kthen në gol një penallti të fituar nga Callejon dhe e mbyll pjesën e parë në avantazh. Ndërsa kur kishte kaluar një orë lojë shënon një gol spektakolar.

Mertens kompleton dygolëshin personal dhe Napoli mposht Bologna-n 3-1 duke vijuar të mbetet në kryesim pas 22 javësh kampionat.

Më herët Interi tregoi edhe njëherë se është për trup dhe prej dy muajsh po kalon një makth. Zikaltërit nuk arriton dot të fitonin as ndaj Spal duke barazuar në transfertë 1-1. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar ndërsa në të dytën Interin gjen avantazhin.

Në minutën e 48-të mbrojtësi Vicari është pa fat dhe dërgon topin në portën e tij duke shënuar një autogol dhe Interin kalon në avantazh . Por ziklatërit nuk i ruajnë dot tre pikët dhe ai që barazon në fund për Spal është Paloschi që me kokë mposht Handanovic. Spal-Inter mbyllet 1-1 dhe zikaltërit numërojnë plot 7 ndeshje pa fitore por mbeten në zonën Champions.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 700 të dënuar! Ulje dënimi për 400 të tjerë

Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 700 të dënuar! Ulje dënimi për 400 të tjerë