Napoli nuk përfiton nga ndalesa e Interit dhe Juves, Atalanta shkakton 'tërmet shtatë ballë' kundër Udinese-s

Napoli nuk përfiton nga ndalesa e Interit dhe Juves, Atalanta shkakton 'tërmet shtatë ballë' kundër Udinese-s

Napoli nuk ka arritur të përfitojë nga ndalesa e Juventusit dhe Interit për të shkurtuar diferencën me dy skuadrat e kreut. Ekipi i drejtuar nga Anchelotti edhe pse kaloi i pari në avantazh në transfertën e Spal nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1.

Ishte Milik ai që në minutën e 9 zhbllokoi shifrat me një goditje jashtë zone, duke krijuar idenë e një trepikëshi të sigurtë. Gjithsesi avantazhi zgjati vetëm 7 minuta pasi Kurtic barazoi për vendasit, një rezultat që do mbetej i stmapuar deri në fund të takimit.

Ndryshe nga Napoli, Atalanta ka bërë sot një paraqitje të frikshme. Skuadra bergameske ka shkaktuar tërmet 7 ballë pasi ka fituar me shifrat 7-1 kundër Udineze-s, që këtë sezon ka qenë larg pritshmërive.

Në takimin e zhvilluar në Tardini të Parmas çudia ishte se të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë nga Udine, të cilët mposhtën Gollin-in falë futbollistit Okaka. Ky rezultat zgjati deri në minutën e 21 kur Ilicic barazoi shifrat, ndërsa deri në fundin e pjesës së parë Atalanta shënoi edhe dy herë të tjera me Muriel dhe Ilicic sërish.

Në fraksionin e dytë të lojës, për ekipin ku aktivizohet edhe Gjimshiti që në këtë ndeshje mori një karton të verdhë, shënuan Muriel edhe dy herë të tjera, por edhe Pasalic dhe Traore. Pas 9 javësh kampionat Atalanta renditet e treta me 20 pikë, 2 më pak se Interi i vendit të dyte dhe katër më shumë se Napoli i vendit të katërt.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët