Napoli i Maurizio Sarri ka arritur të fitojë në fushën e Genoas me rezultatin e ngushtë 2-3.

Kështu skuadra napolitane ka rimarrë kreun e Seria A, duke e zbritur Interin në vendin e dytë.

Genoa surprizoi napolitanën në minutën e 4’ me Adel Taarabt, por përmbysja do ndodhë falë golave të blegut Mertens, ndërsa në pjesën e dytë vuloset rezultati përfundimtar në shifrat 2-3.

Fitore të thellë ka arritur edhe Juventus që ruan ritmin e kryesuesve duke u renditur e treta në tabelë me 25 pikë. Skuadra e torinos mundi 4-1 SPAL në Juventus Stadium.

Lazio e Strakohësh vazhdon ritmin e mirë në këtë kampionat edhe në këtë javë duke marrë një fitore të rëndësishme në fushën e Bolognes me rezultatin 1-2.

Fitore shënoi edhe Roma ndaj Crotone me rezultatin e ngushtë 1-0, po ashtu edhe Milan siguroi tre pikë në transfertë ndaj Chievo Verona,1-4.

Kështu mbyllet java e 10-të e Seria A, e cila rikthehet sërish në fundjavë me ndeshje të tjera interesante.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com