Napoli ruan kryesimin, goleadë
e Juventusit, Barça ngec në derbi

Napoli ruan kryesimin, goleadë<br />e Juventusit, Barça ngec në derbi<br /><br>
Napoli mposhti 2-0 Beneventon në transfertë dhe vijon të ruajë vendin e parë në Serinë A. Napoletanët e zhbllokuan takimin në minutën e 20-të me një kryevepër të belgut Mertens ndërsa në fillimin e pjesës së dytë pas një pasimi nga Callejon është Marek Hamsik që shënon edhe golin e dytë. Skuadra e Sarrit nuk di të gabojë dhe qëndron përpara Juventusit.

Nga ana e saj “Zonja e Vjetër” luajti më shumë se tenis me Sassuolon duke e mundur në Torino 7-0 dhe dhuroi një provë force duke qëndruar pas Napolit. Njeriu i ndeshjes ishte Higuain me tre gola të shënuar ndërsa dy herë e tundi rrjetën Khedira. Milani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Udinesen në transfertë ku golin e shënoi spanjolli Suso ndërsa Roma falë golit të Under mposhti 1-0 Veronën.

Në javën e 22-të të La Ligas Atletico Madrid mundi minimalisht Valencian 1-0 falë golit spektakolar të shënuar nga Angel Correa. Ndërsa Barcelona u frenua në derbin e Katalonjës nga Espanyol. Takimi përfundoi 1-1 me Espanyolin që shënoi i pari me Moreno ndërsa Gerard Pique shpëtoi blaugranët duke barazuar 8 minuta nga fundi. Barcelona vijon të kryesojë në Spanjë me 58 pikë, 9 më shumë se Atletico e vendit të dytë. 

Barazim spektakolar në “Anfield Road” mes Liverpool dhe Tottenham. Ndeshja e javës së 26-të u mbyll 2-2 ku Liverpool falë golit të Salah morri shumë shpejt avantazhin ndërsa në minutën e 80-të Wanayama barazoi shifrat. Më pas miqtë nga Londra humbën një penallti me Harry Kane dhe pak më pas Salah shënoi golin e dytë duke i dhënë avantazhin vendasve. Nuk ishte e thënë që skuadra e Klop të fitonte pasi arbitri akordon tjetër penallti për Tottenham dhe herën e dytë Kane nuk gabon por barazon gjithçka.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas