Napoli shkëlqen në “San Paulo”
rrëmben vendin e dytë

Napoli shkëlqen në “San Paulo”<br />rrëmben vendin e dytë
Napoli ka arritur të marrë një fitore pa shumë mundim kundër Genoa në “San  Paulo”.

Në pjesën e parë Napoli zhvillojë një lojë të qetë dhe ku pati kontrollin e lojës pa mundur të kalonte në avantazh.

Ndërkohë në 45 minutat e dyta, loja mori një tjetër rrjedhë, ku skuadra e Maurizio Sarrit, jo vetëm që dominoi në fushë por arriti të shënonte edhe dy gola duke marrë një 3 piksh shumë të rëndësishëm për ta.

Pas 50-të minutash do të ishte Zielinsk, i cili do ta arrinte të zhbllokonte rezultatin duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Vetëm pak minuta më vonë do të ishte Giaccherini, ai që do të shënonte edhe golin e dytë për Napolin dhe do t’i falte skuadrës qetësinë.

Momentalisht Napoli qëndron në vendin e dytë të tabelës së Seria A, në kuotën e 51 pikëve, vetëm 6 pikë larg Juventusit të vendit të parë, ndërsa Geona shënoi humbjen e 7-të radhazi.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos