Me Elseid Hysaj-n në stol, Napoli zhgënjeu përballë Besiktas, duke u mposhtur 3-2 përpara publikut të vet në “San Paolo”.
Zgjedhja e trajnerit Maurizio Sarri për ta lënë mbrojtësin kuqezi në stolin e rezervave, i befasoi të gjithë.
Pas disfatës, që komplikoi rrugën e Napolit në turin tjetër, në konferencën për shtyp tekniku Sarri sqaroi edhe vendimin për të mos e përfshirë 22-vjeçarin në formacionin titullar.
“Hysaj mu duk i lodhur në aspektin psikologjik, nuk e shihja maksimalisht të përqendruar. Për mendimin tim nuk ishte e udhës që ai të luante dhe për këtë arsye vendosa të hedh në fushë Maggio-n" ka thënë ai.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com