Sekretari i Përgjithshëm i PDGazment Bardhi ka reaguar në lidhje me  dokumentarin e transmetuar në "Rai 3" për fuqizimin e grupeve shqiptare në trafikun e drogës dhe kanabizimin duke hedhur akuza mbi qeverinë dhe kryeministri Edi Rama.

Gazment Bardhiu shkruan se në listën e armiqve të jashtëm të kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj është shtuar edhe 'Rai 3'.

"Rai 3 ne listen e armiqve te jashtem te Edi Rames dhe Sander Lleshajt, bashke me Zerin e Amerikes dhe Bildin. Prokurori i Antimafias Italiane nuk eshte “llafe ne ere”. Karabinieria italiane nuk eshte “llafe ne ere”. Faktet e partnereve jane te pakundershtueshme!  Ne Shqiperi eshte  mbjelle 5 here me shume kanabis se vjet. Shqiperia baze per kokainen kolumbiane dhe heroinen afgane. Krimi i organizuar ka mbeshtetje ne te gjitha nivelet e qeverise. Shqiperia nen drejtimin e Edi Rames eshte kthyer ne parajsen e krimit e organizuar." shkruan Gazment Bardhi.