Në një kohë që po flitet për listën e kandidatëve të Partisë Demokratike, ish deputeti Nard Ndoka, ka zbuluar disa prej emrave që do të kandidojnë për këtë parti në disa qarqe të vendit.
Ajo çfarë vihet re në emrat e publikuar nga Ndoka është se nuk do të ketë ndryshime të mëdha në lista, pasi të njëjtët persona që janë aktualisht do të kandidojnë përsëri.
Në një postim në rrjetet sociale, Ndoka zbulon se në Shkodër do të kandidojë Romeo Gurakuqi, në Lezhë Aldo Bumçi, në Elbasan Edmond Spaho, në Gjirokastër Tritan Shehu, në Korçë Valentina Duka dhe në Vlorë Agron Shehaj.
"E djathta kryeson listat me profesorë dhe politikanë karriere, në Shkodër profesor Gurakuqi, në Lezhë Aldo Bumçi, në Elbasan profesor Spaho, në Gjirokastër doktor Shehu, në Korçë profesoreshë Valentina Duka, i vetmi biznesmen që kryeson listën në Vlorë Agron Shehaj, i cili vjen nga një kulturë europiane e të bërit biznes, i suksesshëm dhe i talentuar.
Sot, pa bujë dhe ceremoni i dhuron sërish sistemit shëndetësor pajisje që shpëtojnë jetë, gjest civilizues, human dhe njerëzor.
Çfarë solli e majta dhe ku është sot?!
E zhytur në korrupsion e deri në afera anti-njerëzore, korrupsion me jetën e qytetarëve, korrupsion tek Ministria e Shëndetësisë, me tendera sekret dhe abuziv deri në krim njerëzor.
Një deputet përfiton nga pandemia dhe karantina e detyrushme, në hotelet e tij.
Një tjetër me spitalet artificiale COVID-3, KM që menaxhon edhe fatkeqësitë kombëtare, tërmet dhe pandemi, me miqtë e tij të partisë, për t'i përdorur nesër në fushatë kundër Opozitës dhe vullnetit të qytetarëve.
Këto janë dy modelet që demonstrohen sot publikisht: një e djathtë humane dhe e përgjegjshme, përballë “Rilindjes” shartim i së majtës, që prodhon korrupsion, krim e papërgjegjshmëri.
Dallimin këtu nuk e bëjnë vetëm detajet, por fryma, qëndrimet dhe veprimet e palëve.
Çfarë do mbjellësh, do të korrësh, ndaj Rama sot po provon hidhur shijen e sondazheve, produkt i “frutave” që ai mbolli për vite me keq-qeverisjen e tij!
Mëkatet e keq-qeverisjes, korrupsionit, drogës, krimit, trafikut, do paguhen një ditë, nesër gjykim me votë dhe pasnesër me drejtësi", shkruan Nard Ndoka.
NARD NDOKA FSHATAR ME 7 KLAS SHKOLL DO BOHET KRYEMINISTËR AI E MERITON SE SI MAGJAR QË MER PJES NË POLITIK ATI I TSKON ME E BO KRYEMINISTËR . RRËNOFT MAGJARI NARD NDOKA. LUM SHQIPRIA PËR MAGJARËT VESH GJAT SI NARD NDOKA O LELE HAPU DHE SE NARDI OSHT BO KRYEMINISTËR E FLAMUR NDOKA PA BISHT DO TA BOJM ROJE VRESHTE QË NARDI TË HAJ RUSH E LULUSHI B*BILUSH DO TI JAPIM I VILE RUDH. HA HA HA HA HA HA HA.
PërgjigjuNard Magjar Noka
PërgjigjuI mungon samari
Hallall qumeshtin e nanes o Nard djali, kujdes mos ta fusin Basha ne fund se ngele vetem e nuk te merr kush as per roje natet.
PërgjigjuNardo, ke harru Haçkovicet m'tiron. Miqt e Rulit e nipin e Halimit qe del cdo nat te Sonila gojderrja e bo politike. Mjer populli cfar bij "nonash" ka qit.
PërgjigjuHallall ndoka. Ti i duhesh ketij vendi. E ke ndrit nga 30 vjet. Sa per sondazhe aty mbahu se me ty ,duken e krimit mehdi gerdeci me dulen e te tje. Ju e keni 85%. Te e trasha si gjithmon dihet ajo. Sondazhin ju a kryen sala me patjeter dhe i miraton ( dekreton) likja. Kurse sondzhet e verteta e prestigjoze ju qesin ne fikt.
Përgjigju