Viti i kaluar ka qenë viti më i nxehtë që është regjistruar ndonjëherë në Tokë, që i jep edhe më shumë bazë argumentit se qeniet njerëzore janë ato që po e ndryshojnë klimën e planetit duke djegur lëndë djegëse serrë që lirojnë gaz, thuhet në dy analizat e fundit nga dy agjenci të mëdha amerikane.
Studimet e ndara nga NASA dhe Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) kanë treguar se me përjashtim të vitit 1998, 10 nga vitet më të nxehta janë regjistruar nga viti 2000 e tutje.
Raportet u prezantuan në fillim të vitit kur përfaqësues nga rreth 200 qeveri të botës do të takohen në Paris në tentim për t’u pajtuar për një marrëveshje në limitimin e ngrohjes globale duke shmangur përmbytjet, thatësirat, valët e të nxehtit dhe ngritjen e nivelit të detit që janë edhe fajtore për rritjen e lirimit të gazeve serrë, që vjen si pasojë e djegies së lëndëve djegëse siç janë thëngjilli dhe nafta.

“Marrë së bashku, temperaturat e nxehta të dekadave të fundit tregojnë ndikimin e gazeve serrë në klimën tonë dhe rrëzojnë teoritë se ngrohja globale në njëfarë mënyrë është ‘stopuar’”, ka thënë Joe Casola, shkencëtar në Qendrën për Zgjidhje Klimatike dhe Energjetike.
Që nga viti 1880, kur ka nisur edhe matja dhe regjistrimi i klimës, temperatura mesatare e sipërfaqes së Tokës është rritur për rreth 0.8 gradë Celsius, trend ky që është nxitur kryesisht nga lirimi i gazrave të dyoksid karbonit dhe gazrave tjera të prodhuara nga njeriu e që janë liruar në atmosferën e planetit, thotë NASA.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com