Ende vazhdon të valëvitet në hënë flamuri amerikan i vendosur gjatë udhëtimit të parë në hënë në vitet ’60 nga misioni "Apollo 11".

Këtë njoftim e japin shkencëtarët të cilët kanë analizuar fotot e fundit të bëra nga aparati fotografik i anijes së NASA 'Lunar Reconnaissance Orbiter', të cilat tregojnë se flamuri është akoma anë hënë, mbi të gjitha i vendosur në "këmbë", si rreth 40 vjet më parë.

“Nga fotot është e qartë , ka shpjeguar Mark Robinson, studiues në Nasa, “se flamujt amerikanë janë ende atje duke bërë hije".

(gm/Shqiptarja.com)