Përcaktimi "planeti i kaltër" nuk ka qenë kurrë më i merituar për tokën sesa në këtë foto të publikuara nga Nasa, në përkujtim të përvjetorit të 46-të të mbërritjes për herë të parë në hënë. Kjo foto unike është fotografuar nga sateliti DSCVR (observator mbi klimën) me një distancë prej 1 milje dhe për herë të parë do të kemi mundësi të shohim pamje të plota të tokës çdo disa orë.
Këto pamje janë një moment i bukur për të kujtuar se duhet t'a mbrojmë planetin tonë.
Lidhja me eventin historik ka të bëjë me imazhin e plotë të tokës që austronautët transmetuan nga Apollo 17 në vitin 1972 në eksplorimin e fundit. Në krahasimin e dy fotove, fotos së atëhershme dhe këtyre të sotmeve, vihet re ndryshimi i bazës teknologjike të përdorur në të dy fotografitë e në mundësitë e reja që kjo ofron. Në atë kohë imazhi i tokës u mor gjatë filmimeve dhe u stampua pas kthimit të austronautëve; fotot aktuale janë vepër e kamerës Epic (Kamera e Imazheve Polikromatike të Tokës) që shikon me filtra në gjatësi të ndryshme vale (nga ato ultraviolet në ato infra të kuqe).
Kamera i kombinon më pas në bazë të elementëve që duhen të nxirren në pah. Kjo është një pikëpamje shumë e rëndësishme që hap mundësitë e studimit të planetit që më parë ishin të pamundura.
Në hapësirë për të përmisuar jetën në tokë
Atmosfera mban ende shumë mistere që mund të studiohen vetëm me një pamje konstante të globit, si ajo e ofruar nga anijet hapësinore. Sateliti DSCVR ka dhe një qëllim tjetër për të paralajmëruar brenda një afati prej 15 minuta deri në një orë për grimca të lëshuara nga dielli pas stuhive diellore. Kjo tregon sesa i dobishëm është studimi i tokës dhe atmosferës së saj nga anijet kozmike, nga kënde e për qëllime të ndryshme, për të përmisuar në këtë mënyrë jetë në tokë.





