GALVESTON- NASA kërkon vullnetarë, të cilët do të paguhen 3 500 euro, për të qëndruar në shtrat për 70 ditë radhazi.
Të qëndrosh i shtrirë, me kokën pak poshtë dhe me këmbët pak lart, për të imituar jetën e astronautëve në gravitetin 0.
Kjo është kërkesa e NASA-s, e cila vë në dispozicion shifrën prej 3 500 euro, për të qëndruar në shtrat për 24 orë, për 70 ditë radhazi.
Qëllimi i këtij eksperimenti, i cili do të zhvillohet në qendrën kërkimore “Faru” të NASA-s, në Universitetin e Texas në Galveston, është të shihet se si trupat e astronautëve reagojnë gjatë misioneve të gjata hapësinore, për udhëtime të ardhshme interplanetare.
Të qëndrosh i shtrirë për një periudhë kohe dhe disi i përkulur, shërben për të imituar disi kushtet e një personi i cili udhëton në hapësirë, për misione pa gravitet.
Tek këta vullnetarë, do të bëhen teste përpara dhe pas 70 ditëve që do të qëndrojnë në shtrat, për të vlerësuar kështu, ndryshimet që do të pësojë sistemi i tyre kardiaovaskuar dhe sistemi muskular skeletik, pas disa kohësh të kaluara në pozicionin shtrirë.
Rezultatet do të vijnë në ndihmë, për të kuptuar detyrat që duhet të ndërmarrin astronautët, gjatë një misioni të gjatë.
Ky eksperiment, do të mund të zbulojë ndryshimet që i ndodhin organizmit, gjatë një udhëtimi në hapësirë dhe cilat mund të jenë masat të cilat mund të merren në këtë rast.
Studimi, do të vlerësojë gjithashtu edhe një mundësi efikase, të një programi i cili përmban ushtrime fizike për të mbajtur në formë, jo vetëm muskujt, por edhe kockat dhe funksionin kardiovaskular, gjatë 70-të ditëve të shtrirë në shtrat.
Kjo gjë, do të mund të jetë me rëndësi dhe mund të ndihmojë astronautët.
Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com