Atmosfera e planetit Mars ka qenë mikpritëse për njerëzimin. Është ky përfundimi i NASA-s, ndërsa ekspertët thonë se planeti është bërë kaq I ftohtë për shkak të goditjes nga një stuhi diellore.

Kjo do të thotë se Marsi dikur i ka patur kushtet për jetesë, por dielli i ka shkatërruar ato. Rezultatet e misionit të fundit të NASA-s në Mars, sjellin më tepër detaje për të kuptuar se si atmosfera në këtë planet ka ndryshuar gjatë jetës së tij të hershme.

Kohë më parë, Marsi ishte shumë i ngrohtë dhe me lagështirë dhe potencialisht më mikpritës për jetë në të. Por në një moment që ai është tharë dhe është bërë shumë i ftohtë, e bën të vështirë jetesën, për të mos thënë shumë të rrallë.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)