NASA ka lajmëruar zbulimin e një planeti shumë të ngjashëm me Tokën nga teleskopi hapësinor Kepler, i cili ndodhet në Rrugën e Qumështit. Pretendohet se planeti mund të ketë ujë në hapësirë.
Astronomët kanë zbuluar planetin "Toka 2", i cili ndodhet në një zonë të jetueshme dhe që rrotullohet rreth një dielli të ngjashme me tonin. Planeti është quajtur Kepler-452b.
NASA thotë se, zbulimi është një tjetër arritje e objektivit për të gjetur një “Tokë” tjetër. Gjithashtu u bë e ditur se janë dhe 11 planetë të tjera kandidate ku mund të zhvillohet jeta.
(Krahasimi i Tokës me Kepler-452b)
Kepler-452b ndodhet 5% më larg nga dielli Kepler-452 se sa Toka nga Dielli. Kepler-452 është 6 miliardë i vjetër, 1.5 miliardë më i vjetër se dielli ynë, ka të njëjtën temperaturë dhe është 20% më i ndriçueshëm dhe ka një diametër 10% më të madh.
Ky është zbulimi i madh i bërë nga teleskopi Kepler, i lëshuar në hapësirë në vitin 2009 me një qëllim, zbulimin e planetëve të ngjashme me Tokën.
(f.s/shqiptarja.com)