Nata e 6 e protestës së PD
lojëra, muzikë e fishkëllima

Nata e 6 e protestës së PD<br />lojëra, muzikë e fishkëllima
TIRANE-Vijon atmosfera e ndezur me muzikë e fishkëllima në natën e gjashtë të protestës së opozitës.
 
Që pas përfundimit të aktiviteteve dhe fjalimeve, protestuesit ndahen sipas zonave nëpër tavolina dhe luajnë me lojëra zbavitëse.
 
Liderët e PD-së qëndrojnë në çadër deri në afrimin e mesnatës, dhe të paktën në dy netët e fundit largohen për tu rikthyer të nesërmen në mëngjes.
 
Nga ana tjetër edhe organizatorët apo deputetët nuk po mbajnë më fjalë në podium, por organizimi është i lirë, ku mbizotërojnë vetëm thirrjet në kor “Rama ik”.
 
Ndërkaq deri në orët e para të mëngjesit nuk ndërpriten lojërat zbavitëse, kuicet e bisedat me zë të lartë mes protestuesve.
 
Ka shumë nga ata që ftohtin e orëve të natës e kalojnë duke u afruar te ngrohëset e vendosura brenda çadrës por shumë të tjerë kanë zgjedhur alkoolin si mjetin për ngritjen e temperaturave.

[gallery]21195[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)