Itali - Koloseu, një nga mrekullitë antike të kryeqytetit italian e cila tërheq vëmëndjen e miliona turistëve nga mbarë bota, është bërë këto ditë një objekt diskutimi në mediat vendase. 

Nata e Bardhë e zhvilluar të shtunën në darkë në Romë ka ndezur polemika të shumta. Festa tradicionale e përvitshme në afërsi të Koloseut është njollosur nga disa përleshje mes policisë dhe disa manifestuesve, të cilët të udhëhequr nga ish-bashkiaku i Romës Gianni Alemanno, protestonin kundër ndërtimit të një impianti të përpunimit të mbeturinave në një fraksion të kryeqytetit. 

Madje kryebashkiaku i Romës, Ignazio Marino ka cilësuar Alemannon si biri i kulturës fashiste që është ispiruar kësaj periudhe. 

Gjithashtu dhe një tjerë masë ndërmarrë nga bashkiaku aktual në ndalimin e trafikut të automjeteve gjatë aktiviteteve kulturore dhe artistike të kësaj ngjarje ka ngjallur jo pak polemika. Madje edhe mediat e huaja e kanë komentuar si “Roma që ndalon makinat rreth Koloseut”. 

Koloseu, një nga ndërtesat më të njohura në botë dhe simbol i kryeqytetit Italian pritet t'i nënshtrohet edhe një restaurimi rrënjësor në 70 vitet e fundit. Restaurimi do të zhvillohet në disa faza në mënyrë që amfiteatri antik të mos mbyllet për turistët. Që prej vitit 2010 turistët kanë mundësinë për të parë nga afër korridoret nëntokësore të Koloseut pikërisht aty ku Gladiatorët takoheshin në luftimin e vdekjes.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)