Nata e Bardhë, vërshojnë aktivitet
falas në të gjitha institucionet

Nata e Bardhë, vërshojnë aktivitet<br />falas në të gjitha institucionet
29 Nëntori ka vijuar me natë të gjatë festive, ku kryeqyteti i Tiranës dhe institucionet e artit janë gjallëruar nga aktivitetet.

Në orët e paradites janë dhënë shfaqje të shumta për fëmijë, ndërsa në kinematë e kryeqytetit janë dhënë me dhjetëra filma falas, ku janë rikthyer edhe filmat e vjetër shqiptarë, si ‘Tomka dhe shokët e tij”, “Mimoza Llastica”, “Beni ecën vetë” e të tjerë.

Në arenën e Cirkut Kombëtar është shfaqur “Flintstones”; ku 50 artistë, akrobatë dhe kërcimtarë të të gjitha moshave. kanë realizuar një spektakël të plotë, duke alternuar komunikimin e artistëve profesionistë me  artistët e vegjël të Studios së Cirkut Kombëtar si dhe artistët amatorë.

Ekspozitat në galerinë kombëtare të arteve dhe në muzeun historik kombëtar të gjitha janë vizituar falas nga qytetarët.

Gjithashtu të lira për të gjithë qytetarët kanë qenë edhe aktivitetet e grupit të valleve popullore “Trad Folk Tirana”, si dhe spektaklet e shumta për fëmijë në teatrin e Metropolit, që janë mbyllur në mbrëmje me koncertin “Kërcej për vendin tim”.

Në orët e mëvonshme të pasdites në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit është ngjitur një veprat më të bukura shqipe të repertorit, opera “Skënderbeu” e Prenk Jakovës, e cila u interpretua nga këngëtarët lirikë më të njohur të këtij institucioni.

[gallery]19931[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali