Nata e dytë e Festës së Birrës, mijëra qytetarë e turistë mbushin rrugët në Korçë
Nata e dytë e Festës së Birrës në Korçë ka mbledhur edhe më shumë qytetarë nga të gjitha qytetet shqiptare dhe jo vetëm. Të shumtë kanë qenë edhe turistët e hua,j të cilët janë bërë pjesë e festës.
Redaksia 10 Gusht 2018, 14:53 | Përditesimi: 10 Gusht 2018, 15:11
Nata e dytë e Festës së Birrës në qytetin e Korçës ka sjellë një atmosferë edhe më të ngrohtë në Pazarin e Vjetër. Ndonëse një vend më i vogël në krahasim me sheshin para stadiumit Skenderbeu, prezenca e madhe e qytetarëve korçarë dhe atyre që vinin nga vendet e tjera ka qenë mjaft e lartë, saqë Pazari i Vjetër u duk mjaft i vogël për të përballuar fluksin e njerëzve.
Ditët e festës së birrës në Korçë janë edhe pika kulminante e sezonit turistik për qytetin juglindor, ku kultura, kulinari dhe Birra Tirana janë pjesë e pandarë e këtij eventi mjaft domethënës për këtë qytet.
Të shumtë kanë qenë turistët edhe në natën e dytë, të cilët janë bërë pjesë e festës, ku nën tigujt e muzikës dhe shoqërisë me birrën Tirana, tashmë lider në tregun shqiptar, ata kanë shijuar festën.
Korça është kthyer në destinacionin kryesor të turistëve, ku pritshmëritë për këtë vit janë edhe më të mëdha, duke parë organizimin e veçantë të festës. Festa do të vijojë edhe për tre netë të tjera, me të ftuar special, Birrën Tirana dhe aktivitete të ndryshme.