Nata e Kadrit, mijëra besimtarë
në shesh, lutje për paqe e begati

TIRANË - Mijëra besimtarë myslimanë “pushtuan” në mbrëmje bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mes lutjeve e adhurimeve ndaj Zotit në pritje të Natës së Kadrit, natë e cila sipas fesë islame është e vlefshme sa 1000 muaj.

Gra, burra, fëmijë, të rinj e të moshuar u bënë pjesë e faljeve dhe lutjeve në këtë natë mirësish dhe vlerash të panumërta.
 
Kjo është nata më e rëndësishme në kalendarin islamik pasi në këtë natë Allahu bëri të mundur zbritjen e kuranit, librit të shenjtë të fesë Islame nëpërmjet engjëllit Xhebrail.
 
Mes ajeteve Kur'anore, faljes së teravive (namaz që falet vetëm gjatë muajit Ramazan), ligjëratave rreth Natës së Kadrit, lutjeve dhe vëllazërisë, besimtarët myslimanë i kërkuan Allahut paqe, falje dhe mëshirë.

nata e kadrit ne tirane

Kreu i Komunitetit Mylsiman Shqiptar, Skënder Bruçaj theksoi se gjatë muajit të Ramazanit njeriu merr në kontroll total veprimet e tij. Ai uroi besimtaret për Natën e Kadrit të cilën e cilësoi së nivelin më të lartë të triumfit të së mirës mbi te keqen.

“Shpirti buron nga fryma hyjnore. Gjatë këtij muaji njeriu merr në kontroll total të gjitha veprat e tij. Distancimi nga instiktet më të natyrshme është mënyrë që njeriu të distancohet nga çdo e keqe. Nëse njeriu nuk distancohet nga veprimet e këqija zoti nuk ka nevojë që ai të distancohet nga e ngrëna. Gjatë Ramazanit ndërgjegjja funksionon me të gjitha kapacitetet e saj. Besimtari kontrollon veprimet e veta emocionet dhe sjelljen. Nata e Kadetit shënon nivelin më të lartë të triumfit të së mirës mbi të keqen.”  ju drejtua Bruçaj besimtarëve.

Edhe nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uroi këtë natë gjithë besimtarët. Ai e cilësoi Natën e Kadrit një ofertë bujare. “Nata e Kadrit, është nata e vlerave. Ditën e enjte mbyllet muaji i Ramazanit. Uroj gjithë besimtarët! Uroj që zotin na falë!”  u shpreh Spahiu.

nata e kadrit tirane
 
Gjithashtu në Kuran është edhe Surja Kadër e përbërë nga 5 ajete dhe që shpjegon më së miri rëndësinë e kësaj nate të begatë. 

“Ne e zbritëm atë (Kuranin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” – (Kadër, 1 5)

Kjo natë nuk ka përfunduar pas faljes së Namazit Teravi, pasi besimtarët hëngrën syfyr të gjithë bashkë pas Namazit të natës dhe ashtu siç është tradita në këtë muaj të bekuar, besimtarët presin syfyrin zgjuar duke lexuar Kuran dhe duke bërë Dua (lutje).
 
syfyr nata e kadrti

Muaji i begatë i Ramazanit filloi më 18 qershor dhe mbaron më 16 korrik me shtrim e drekës së Bajramit.

( Foto të tjera )

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti