Nata e katërt e 'Sanremo 2020', Dua Lipa e ftuara speciale e mbrëmjes

Nata e katërt e 'Sanremo 2020', Dua Lipa e ftuara speciale e mbrëmjes

Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa do të jetë e ftuara speciale e “Sanremo”-s mbrëmjen e sotme.

Ylli i popit dhe këngëtarja më e re që ka arritur ndonjëherë 1 miliard shikime në YouTube, do të jetë sonte në Ariston.

Sipas  "Rai News", ajo do të prezantojë për herë të parë në Itali këngën e saj të re, "Don't start now",  pjesë e “Future Nostalgia”, albumi i ri që do të dalë më 3 prill.

Pritet gjithashtu edhe Ghali, i cili do të paraqesë një përzierje të sukseseve të tij dhe këngën e dytë nga albumi i tij i ri “ADN”, që do të dalë në treg më 20 shkurt.

Gianna Nannini do të interpretojë gjithashtu edhe një fragment nga albumi i saj i fundit i palejuar "The Difference”.

Gjithashtu në mbrëmje do të jenë Antonella Clerici, e cila rikthehet në skenë në rolin e prezantueses dhe Francesca Sofia Novello, modele dhe aktore, e dashura e Valentino Rossi, që mund të jetë sonte në Ariston.

Tiziano Ferro dhe Fiorello do të jenë gjithashtu në mbrëmje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre