Qytetarët këtë vit preferojnë ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve në shtëpi me familjen.

Të paktë do jetë ata të cilët do lëvizin jashtë Tiranës, ndërsa shumica prej tyre shprehen se përgatitjet u kanë kushtuar jo pak.

"Shpenzimet janë rritur, 15 mijë lekë (të reja) për darkën", tha një qytetar.

“Do e festoj në shtëpi natën e Vitit të Ri, me familjen", shtoi një tjëtër.

“Do e festoj në Korçë. Më pëlqen atje”.

“Në shtëpi do e festoj vitin e ri me familjen. I kemi filluar përgatitjet. Llogarinë sa kemi shpenzuar nuk ta jap dot sepse janë shumë.”

“Kemi ardhur nga Maqedonia e Veriut për të festuar në Tiranë”.