Nata e parë e protestuesve të PD
muzikë e alkool,Basha luan shah

Nata e parë e protestuesve të PD<br />muzikë e alkool,Basha luan shah
Në çadrën e ngritur përpara Kryeministrisë, protesta e opozitës gjatë orëve të mbrëmjes deri në mëngjes i ngjante më tepër një feste.
 
Organizatorët u kujdesën gjatë orëve të para pas mesnate që të mbanin një atmosferë të ndezur brenda çadrës ku eksponentë të lartë të PD-së bënin thirrje për rezistencë dhe largimin e kryeministrit Rama.
 
Teksa numri i protestuesve nisi të ulet gjatë natës edhe numri i efektivëve të policisë që ishte në gatishmëri ishte i pakët.
 
Edhe kryedemokrati ka qenë me protestuesit për orë të tëra gjatë natës. Basha shkëputej nga çadra herë pas herë për tu rikthyer dhe për të bashkëbiseduar me ata protestues që kishin mbetur në çadër.
 
Por pas orës 02:00 të mëngjesit, numri i protestuesve që qëndruan në çadër u ul ndjeshëm.
 
Lodhja dhe temperaturat e ulëta bën që shumë protestues të largohen për tu rikthyer sërish në mëngjes.
 
Në orët e mëngjesit numri i protestuesve u ul edhe më tej, ndërsa ata që qëndruan nisën të gjejnë forma të ndryshme se si do të shtynin orët.
 
Disa nisë të flinin ulur në tavolina e shumë të tjerë, luanin me njëri tjetrin me letra apo forma të tjera zbavitjeje, mes tyre edhe Basha duke luajtur shah.
 
 Por kishte edhe nga ata që orët e gjata të qëndrimit dhe të ftohtin e kaluan me Alkool. Numri i birrave të konsumuara apo pije të forta alkoolike ishte i shumtë.


Basha
Basha duke luajtur shah


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)