Bashkia Vlorë koncert për qytetarët për Pashkët , kryebashkiaku Leli: Ditë më të mira do vijnë

Një koncert është organizuar nga bashkia e Vlorës në vigjilje të pashkëve ortodokse në qytetin bregdetar të qytetit të Vlorës. Në fjalën e tij kryebashkiaku Dritan Leli theksoi se qëllimi i këtij koncerti është mesazhi, se ditë më të mira do të vijnë për të gjithë.

Jemi në një qytet të zbrazur. Kemi zgjdhur një gjë ndryshe nga para një jave kemi sjellë në shëshin e tarracave, të rinjtë e qyteti ata që janë shpresa e muzikës për të ardhmen, me simbolikën që jeta vazhdon. Dua të falënderoj këta të rinj me mesazhin që jeta vazhdon, ditë të tjera më të mira do vijnë pas kësaj situate të pazakontë. Arti i këtyre të rinjve janë simbolika e shpresë që pas një të keqe duhet të presim një të mirë që vjen, theksoi Leli. 

Koncerti pa spektatorë është mbajtur në një nga sheshet kryesore të qytetit para teatrit “Petro Marko” Vlorë për t’u dhënë kënaqësi në këto ditë të vështira qytetarëve të Vlorës, shumë prej të cilëve e kanë ndjekur nga pallatet ngjitur.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës